Zbulohen emrat e grupit që planifikonte aksione terroriste në Mal të Zi

11 Nëntor 2016 - 10:37      

Podgoricë, 11 nëntor – Bëhen të ditur emrat e të gjithë personave të cilët më 16 tetor planifikonin të kryenin aksione terroriste në Mal të Zi dhe të kidnaponin Millo Gjukanoviqin.

Dy organizatorët e grupit kriminal, që kishte përgatitur sulme terroriste në Mal të Zi në daten e zgjedhjeve në këtë vend, më 16 tetor, Aleksandar Singjeliq dhe Bratisllav Dikiq janë marrë në pyetje ndaras gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa “Pobjeda” e Podgoricës shkruan se Singjeliq ka zbuluar emrat e të gjithë personave nga Serbia e Mali i Zi, që ishin pjesë e këtij grupi, transmeton Koha.net.

Përveç Dikiqit e Singjeliqit, në paraburgim me dyshime për terrorizëm në Podgoricë janë edhe Kristina Hristiq (39) nga Paraqini, Branka Miliq (61) nga Novi Sadi, Millan Dushiq - Paki (59), dhe Dragan Maksiq – Maksa (50) që të dy nga Beogradi, Srbolub Gjorgjeviq (52) nga Grocka, Aleksandar Çuroviq (33), Aleksandar Aleksiq (42), Nikolla Gjuroviq (34), Sinisha Cvetkoviq (37), Dejan Stanojeviq – Gorilla (42), Millosh Aqimoviq (26), Ivica Matiq (36) dhe Perica Andriq (39), të gjithë nga Shabaci.
Aksioni terrorist në Mal të Zi ishte organizuar nga njerëz të shërbimeve përkatëse ruse e serbe, kanë raportuar mediet e Podgoricës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...