Terroristi i Al-Qeada ka festuar zgjedhjen e Trumpit, e sheh si avantazh

11 Nëntor 2016 - 10:33      

Një figurë e lartë e Al-Qeadas i cili është përgjegjës për mbledhjen e milionave për grupin terrorist dhe për rekrutimin e 3 mijë fëmijëve si ushtar për të luftuar në Siri, ka festuar fitoren e zgjedhjeve të Donald Trump, transmeton koha.net.

Abdullal al-Muhaysini është një anëtar i shquar i rrethit të ngushtë të al-Nusrah, që është grupi i Al-Qeadas në Siri, ku bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, transmeton koha.net.

Në një seri të postimeve në Twitter, raporton dailymail, al-Muhaysini e ka quajtur zgjedhjen e Trump si fitore e “hap i rëndësishëm” për grupin terrorist.

“Në këndvështrimin tim, fitorja e Trump është një hap i rëndësishëm drejt fitores së Alah al-Sunnah (sunitëtve)”.
Ndërsa në postimin tjetër, ai ka shkruar: “Kjo është mirë, Obama nuk dëshironte betejë frontale, ndërsa shënjestër kishte selitë, e Trump varet nga fitimi i luftërave dhe shteteve bazuar në principe...fitorja e Trump mund të jetë nismë për betejat e përgjakshme dhe një rrëmuje të madhe”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...