Megjithatë ekziston edhe një mundësi për Clintonin, gati mision i pamundur

10 Nëntor 2016 - 21:40      

Shpresa vdes e fundit dhe ajo nuk ka vdekur ende për demokratët që nuk e kapërdijnë dot humbjen e Hillary Clinton në zgjedhjet e 8 nëntorit përballë Donald Trump.

Mundësitë që të ndodhë janë thuajse zero (për të mos thënë zero fare), por sërish New York Post thotë se ka një rrugë (mision i pamundur) sesi në vend të Trump, detyrën më 20 janar ta marrë Hillary Clinton.

Sipas sistemit elektoral amerikan, amerikanët vetë nuk votojnë drejtpërdrejtë për Presidentin e tyre të ardhshëm, por për përfaqësuesit e Kolegjit Elektoral. Pikërisht këta të fundit mblidhen dhe zgjedhin kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Në këto zgjedhje, Donald Trump ka siguruar 290 përfaqësues në këtë Kolegj, ndërsa Hillary Clinton, ndonëse mori rreth 200 mijë vota popullore më shumë, siguroi vetëm 228 përfaqësues.

Pikërisht në këtë Kolegj varet shpresa e fundit e demokratëve. Mbështetësit më të zjarrtë të Hillary Clinton nuk duan të pranojnë humbjen, ashtu siç bëri vetë kandidatja demokrate. Tashmë ata shpresojnë që një pjesë e 290 përfaqësuesve që morën votën popullore në emër të Donald Trump, ta injorojnë atë dhe të zgjedhin Hillaryn.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, por New York Post, përcjell TCh, thotë se kur të mblidhet më 9 dhjetor, nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që një përfaqësues i Kolegjit të ndryshojë mendim dhe të mbështesë një tjetër emër nga ai për të cilin ka bërë fushatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...