10 Nëntor 2016 - 18:52
Të dy janë deklaruar se patën bisedë të mrekullueshme për shumë tema të ndryshme.
Presidenti Obama pas takimit është shprehur i inkurajuar me bisedën dhe pret nga Trump që të jetë president i suksesshëm.
“Nëse ai ka sukses, edhe shteti ka sukses”, ka thënë Obama.
Trump ndërkohë është shprehur se ka respekt për Obaman dhe se me të biseduan për gjëra të mrekullueshme dhe disa të vështira.
I pyetur nëse do të marrë parasysh këshillat e presidentit, Trump ka thënë se Obama “është burrë shumë i mirë”.
Obama dhe Trump kanë biseduar edhe për politikën e jashtme të vendit.
“Michelle pati rastin të presë zonjën e parë të ardhshme dhe ne patëm bisedë të mrekullueshme dhe donim që ata të ndiheshin të mirëpritur... Tani do të japim gjithçka që mundemi sepse nëse ju arrini sukses edhe shteti ka sukses”, ka thënë Obama.
“Nuk ishim takuar më parë... Takimi ishte paraparë të zgjaste dhjetë minuta... Kam respekt të madh... Zgjati për një orë e gjysmë dhe mendoj se ka mundur të zgjaste akoma më shumë... Diskutuam për shumë situata të ndryshme, disa të mrekullueshme dhe disa të vështira. Mezi pres të arrijmë marrëveshje me presidentin në të ardhmen, përfshirë Këshillin. Zotëri president, ishte nder të isha këtu me ju dhe pres të ju takoj edhe shumë herë të tjera në të ardhmen”, ka thënë Trump.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...