Moska ka pasur kontakte me ekipin e Trumpit gjatë fushatës

10 Nëntor 2016 - 15:29      

Zyrtarët e qeverisë ruse kanë pasur kontakte me anëtarët e ekipit të Donald Trumpit gjatë fushatës për president të Amerikës, thuhet në një raport që mund të fillojë zërat për rolin e mundshëm të Kremlinit në betejën e Trumpit kundër Hillary Clintonit.

I përballur me pyetjet për lidhjet e tij me Moskën shkaku i deklaratave në favor të Vladimir Putinit, Trump vazhdimisht ka mohuar të ketë pasur kontakte me qeverinë ruse, shkruan Washington Post, transmeton Koha.net.

Por ministri rus Sergei Rybakov në një intervistë prë Interfax-in, ka thënë se “ka pasur kontakte” me ekipin e Trumpit.

“Natyrisht, ne shumicën e njerëzve i njohim nga shoqëria e tij”, ka thënë Rybakov.

“Këta njerëz kanë qenë në skenë në Shtetet e Bashkuara dhe kanë zënë pozitat e larta. Nuk mund të them për të gjithë, por disa prej tyre kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit rus”.

“Ne kemi filluar të mendojmë për mënyrat e ndërtimit të dialogut me administratën e ardhshme të Donald Trumpit dhe kanalet që do t’i përdorim për këto qëllime”, ka thënë Ryabkov.

Zyrtarët e administratës së Obamës kanë fajësuar hakerët rusë, për infiltrimin e emailit të John Podestas, shefit të fushatës së Clintonit.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...