10 Nëntor 2016 - 10:36
Pas fitores së Trump, ndaj të favorizuarës Hillary Clinton, Kerry tha se stafi i Departamentit të Shtetit nuk duhet të humbasë vizionin për çështjet e rëndësishme me të cilat përballet SHBA-ja gjithandej botës.
"Një nga gjërat e bukura të demokracisë – dhe ne veçanërisht krenohemi për këtë në SHBA – është se e kemi këtë bartje të mahnitshme paqësore të pushtetit”, tha Kerry para gazetarëve në Zelandën e Re.
“Dhe ne do të bëjmë çmos në fuqinë tonë, siç e kam udhëzuar edhe ekipin tonë, që të punojmë me administratën në ardhje plotësisht dhe në mënyrë sa më të hapur, të jemi në ndihmesë sa më shume të jetë e mundur, që bartja e pushtetit të bëhet në mënyrë të qetë”
Kerry ndodhet në Zelandën e Re në një udhëtim për në Antarktikë ku do të vizitojë parkun më të madh detar në Detin Ros, që u krijua me një marrëveshje muajin e kaluar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...