Trump qëndron në Shtëpinë e Bardhë

10 Nëntor 2016 - 08:22      

Donald Trump do të zhvillojë, të enjten, vizitën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhe, që kur ka fituar zgjedhjet presidencial etë SHBA-së, me ftesë të presidentit Barack Obama.

Disa orë pasi Trump fitoi garën presidenciale ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, përkundër të gjitha pritjeve, Obama premtoi të hapë rrugën për një transicion të qetë të pushtetit, përkundër “dallimeve të theksuara”.

"Një gjë që e kuptoni shumë shpejt është se Presidenca dhe zëvendëspresidenca janë më të mëdha se sa secili prej nesh”, tha Obama në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama gjithashtu foli edhe me demokratët që votuan kundër Trump dhe ende nuk e kanë pranuar presidencën e tij, ndërkohë që mijëra veta kanë dalë në rrugë për të protestuar.

“Ne jemi të gjithë në një ekip”, tha Obama. “Ne nuk jemi demokratë fillimisht. Ne nuk jemi Republikanë fillimisht. Ne jemi amerikanë para së gjithash. Ne jemi patriotë para së gjithash”.

Trump do të betohet më 20 janar për të marrë qeverisjen nga Obama, I cili po e përmbyllë mandatin e tij të dytë katër vjeçar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...