“Obama shpreson se Trump nuk do ta dërgojë në burg Clintonin”

9 Nëntor 2016 - 23:46      

Presidenti amerikan në largim Barack Obama shpreson se do të vazhdojë tradita që njerëzit në pushtet të mos e shfrytëzojnë sistemin e të drejtës penale kundër kundërshtarëve të vet, transmeton Koha.net.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest.

Ai ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do ta përmbushë “premtimin”dhe do ta dërgojë në burg kandidaten presidenciale nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, njofton Reuters.
"Kemi traditë të gjatë në këtë vend që njerëzit në pushtet të mos e shfrytëzojnë sistemin e të drejtës penale për hakmarrje politike... Presidenti shpreson se kjo do të vazhdojë", ka thënë Earnest në konferencën për gazetarë.

Trump, gjatë debatit të dytë presidencial në tetor, Hillary Clintonin e quajti “djall” dhe i sugjeroi se nëse do të fitonte në zgjedhjet presidenciale, do ta dërgonte në burg për shkak të skandalit rreth e-mail-ave zyrtarë të cilët ajo gjatë mandatit të vet si Sekretare e Shtetit i kishte dërguar nga serveri i saj privat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...