Kush çka pritet të jetë në kabinetin e Trumpit

9 Nëntor 2016 - 21:56      

Pas zgjedhjes së Donald Trump për shef të Shtëpisë së Bardhë, ka filluar të shtrohet pyetja se cilët njerëz do t’i vendosë ai në pozitat kryesore shtetërore, transmeton Koha.net.

Medie të huaja thonë se ish prefekti i New Yorkut Rudy Guiliani mund ta marrë vendin e Prokurorit Shtetëror e shef i Kabinetit të Trumpit përmendet emri i Reince Priebus, kryetar aktual i Komitetit Kombëtar Republikan.

Ende nuk dihet se kush do të jetë Sekretar i Shtetit, përkatësisht shef i diplomacisë.
Për këtë post përmenden emrat e katër kandidatëve të mundshëm, e më së shumte shanse aktualisht ka një grua, Paula Dobriansky.

Dobriansky njihet si eksperte e politikës së jashtme, ka pasur rol kryesor si diplomate dhe kreatore e politikës në administratat e pesë presidentëve amerikanë, qoftë demokratë, qoftë republikanë. Është eksperte për Europën Lindore dhe njohëse e madhe e Ballkanit, e ish - Bashkimit Sovjetik si dhe është eksperte për çështje politiko – ushtarake. Ka qenë nënsekretare shteti për Demokraci dhe çështje globale në vitet 2001 e 2009.

Pos kësaj, tash për tash kandidat jozyrtar për Sekretar Shteti janë edhe Newt Gingrich,bashkëpunëtor kryesor i Trumpit gjatë fushatës, pastaj kryetari aktual i Komitetit të Senatit për Punë të Jashtme Bob Corker dhe ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton.

Për Sekretar të Mbrojtjes, jo zyrtarisht përmendet emri i Michael Flyn, gjeneral i pensionuar dhe ish – drejtor i DEA-s, Agjenci Informative Ushtarake.

Ministër i Punëve të Brendshme përmendet emri i 74 – vjeçit i Forrest Lucas, bashkëthemelues i kompanisë Luckas Oil e veterani Goldman Sachs Stephen Menuhin përmendet si ministër i mundshëm i Financave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...