Cilët presidentë bënë kthesë në politikën amerikane? [video]

9 Nëntor 2016 - 19:19      

I sapozgjedhuri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është presidenti i 45-të i këtij shteti federativ.

Për shkak të programit të tij politik që ai ka proklamuar gjatë fushatës, Trump po shihet si një president që mund ta ndryshojë kursin e politikës amerikane në shumë drejtime.

Por cilët kanë qenë ata presidentë ndër 44 të tillë sa ka pasur deri sot SHBA-ja, e të cilët i kanë dhënë drejtim ose kanë ndryshuar me të vërtetë politikat e brendshme dhe të jashtme amerikane.

Profesori i historisë së Amerikës Veriore në Universitetin e Prishtinës, Gazmend Rizaj, përmend James Monroe, si njërin nga presidentët që kanë luajtur një rol kyç sidomos në politikën e jashtme amerikane. Përmes Doktrinës Monroe, ai i kishte pozicionuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të qartë karshi ndikimit europian në Amerikën Latine.

Në mesin e presidentëve që më së shumti kanë ndikuar në përcaktimin e linjave politike amerikane, Rizaj ka radhitur edhe Lincolnin, Wilsonin, Rousveltin dhe Trumanin.

Intervistën e plotë të tij për presidentët amerikanë dhënë në KTV, mund ta ndiqni këtu:

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...