Raport i KTV-së për fitoren e Donald Trumpit [video]

9 Nëntor 2016 - 19:03      

Miliarderi republikan, Donald Trump, është fitues i garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke arritur një fitore mahnitëse dhe të papritur ndaj kandidates demokrate, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, raporton KTV.

Republikani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshëm.

Ai fitoi më shumë se 270 votat elektorale që i nevojiteshin për t’u bërë president. Republikanët i mposhtën demokratët edhe në Kongres, ku do ta kenë shumicën si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Udhëheqës nga mbarë bota e kanë uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ndër të parët që e ka uruar atë, ishte presidenti rus, Vladimir Putin. Kurse, udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë uruar republikanin dhe e kanë ftuar për një samit rreth marrëdhënieve BE-SHBA.


Raport i KTV-së për fitoren e Donald Trumpit by kohanet
Raport i KTV-së për fitoren e Donald Trumpit by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...