Hahn: Tregu i përbashkët në Ballkan i mundshëm brenda dy-tre vjetësh

9 Nëntor 2016 - 15:24      

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johanes Hahn i tha Radios Evropa e Lirë se një treg i përbashkët i Ballkanit Perëndimor mund të jetë i mundshëm brenda dy ose tre vjetësh, nëse ka vullnet politik në rajon.

Hahn tha se “njerëzit duhet ta ndjenjë vlerën e shtuar të angazhimit evropian”. A tha se “mendoj se kjo është diçka ku duhet një vullnet politik dhe do të mund të jetë e mundshme brenda dy sose tre vjetësh”

Hahn i bëri këto komente para publikimit të raportit vjetor për zgjerim të Komisionit Evropian ku vlerësohen të arriturat dhe mungesat e rezultateve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë t’i bashkohen BE-së.

“Qëllimi ynë është ndalimi i ikjes së trurit nga rajoni, që t’i jepet rajonit një perspektivë dhe për shembull një treg i përbashkët në Ballkan do të mund të ishte njësynim dhe kjo përfundimisht do të krijonte vende pune”, tha Hahn për REL.

Një treg i përbashkët që përmbanë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallërave, shërbimeve dhe kapitalit tashmë ekziston ndërmjet 28 vendeve të BE-së, por Hahn nuk specifikoi se si një treg, i përbashkët i vendeve aspiruese për t’u bërë anëtarë të BE-së, do të dukej.

Asnjëri nga vendet nuk pritet t’i bashkohet BE-së përpara vitit 2020, por blloku do të shoh mundësitë tjera për ta bërë BE-në më të pranishme në vendet aspiruese. Ndërtimi i infrastrukturës që lidh vendet më ngushtë me njëra-tjetrën është një nga mënyrat që Brukseli shpreson se do të rris popullaritetin në rajon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...