Foto: Reuters

Merkel i ofron Trumpit bashkëpunim mbi bazën e vlerave

9 Nëntor 2016 - 15:03      

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka uruar për fitoren në zgjedhjet për president të SHBA kandidatin republikan Donald Trump. Ajo i ofroi bashkëpunim, por mbi bazën e vlerave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake, SHBA-ja ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për zhvillimet në mbarë botën.

“Ai që qeveris këtë vend me potenciale kaq të mëdha ekonomike, ushtarake dhe kulturore, ai ka dhe përgjegjësi për zhvillimet që influencojë gati mbarë botën”, theksoi Merkel duke shtuar se SHBA dhe Gjermaninë i lidhin vlerat.

Merkel e uroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, por në mënyrë indirekte i bëri thirrje që t'i respektojë vlerat elementare demokratike.

“Mbi bazën e këtyre vlerave unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë”, theksoi ajo në reagimin e saj të parë pas zgjedhjeve.

Kancelarja Merkel nënvizoi në veçanti vlerat e përbashkëta demokratike që respektohen në Gjermani dhe SHBA, siç janë: “Demokracia, liria, respekti, drejtësia dhe vlerat njerëzore, pavarësisht nga prejardhja e tyre, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia apo orientimi seksual dhe politik”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...