Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

9 Nëntor 2016 - 09:53      

Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të martën, me plagë në kokë, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsullatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme.

Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Një mik i afërt i presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij.

Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...