Foto: Reuters

Clinton 218 - Trump 266

9 Nëntor 2016 - 01:02      

Trump ka shtuar epërsinë në 266 vota elektorale dhe i duhen edhe katër vota për t’u shpallur zyrtarisht president i Amerikës.


Clinton 215 – Trump 264

Donald Trump ka fituar në Pennsilvania dhe i duhen edhe gjashtë vota për t’u shpallur zyrtarisht president i ri i SHBA-ve.


Hillary 214 – Trump 244

Hillary ka fituar në shtetin e Nevadas për të arritur 214 vota në kolegjin elektoral, por Donald Trump mbetet në avantazh me 244 vota.


Clinton 209 – Trump 232

Donald Trump është shumë afër zgjedhjes president i SHBA-së. Ai ka siguruar 232 vota elektorale dhe i duhen edhe pak për të arritur minimumin e kërkuar prej 270 votash.

Së fundmi, republikani fitoi shtetin e Georgias që ia shtoi 16 vota elektorale. Gara e ngushtë dhe vendimtare po zhvillohet në Michigan, që mund të vendosë gjithçka.


Clinton 197 – Trump 201

Hillary Clinton ka fituar në California, duke shtuar 55 vota elektorale, por Donald Trump mbetet në epërsi.

Hillary i ka 197 ndërsa Trump 201 vota elektorale.


Clinton 131 – Trump 197

Donald Trump ka thelluar epërsinë ndaj Hillary Clintonit, duke fituar 29 vota në Florida. Tani rezultati është 197 vota për Trumpin dhe 131 për Clintonin.


Clinton 131 – Trump 167

Hillary Clinton ka fituar edhe në shtetin e Collorados, duke rritur në 131 numrin e votave në kolegjin elektoral, derisa Donald Trump mbetet me 167 vota.


Clinton 122 – Trump 167

Hillary Clinton ka fituar në shtetin e Virginias, duke çuar në 122 numrin në kolegjin elektoral, por Trump vazhdon të prijë me 167 vota.


Clinton 109 – Trump 149

Donald Trump ka arritur të sigurojë 149 vota elektorale, 40 më shumë se kandidatja rivale Hillary Clinton.

Trump po udhëheq edhe në shumë shtete të mëdha dhe për të fituar zyrtarisht zgjedhjet i duhet të sigurojë 270 vota elektorale.


Clinton 104 – Trump 129

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 129 me 104 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.


Clinton 97 – 123 Trump

Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka thelluar epërsinë në kolegjin elektoral ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Sipas projektimeve të fundit ai po udhëheq 123 me 97 dhe është duke udhëhequr edhe në Florida, që sjell 29 vota elektorale.


Clinton 68 – 66 Trump

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ka kthyer sërish avantazhin e votave elektorale.

Ajo ka 68 vota elektorale në total, vetëm dy më shumë se rivali Donald Trump, në projektimin e CNN-it.

Në Florida, që konsiderohet si një nga shtetet vendimtare për këtë votim, Trump është duke udhëhequr ngushtë teksa kanë mbetur edhe 30 për qind për t’u numëruar.


Clinton 44 – 60 Trump

Kandidati republikan për President të SHBA-së, Donald Trump, sipas projektimeve të fundit ka fituar edhe shtetin e Tennessee, South Carolinan dhe Alabaman duke siguruar edhe 29 vota në kolegjin elektoral.

Tani ai po udhëheq 60 - 44 ndaj kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Garë e fortë po zhvillohet në shtetin e Floridas, ku dy kandidatët kanë dallim vetëm pak vota mes njëri-tjetrit.


Në këto momente, projeksionet japin këto të dhëna:

Clinton ka fituar në Vermont, New Jersey, Washington DC, Massachusetts, Delaware, Maryland, ndërsa në Ohio, New Hampshire, North Carolina dhe Florida është duke kryesuar, raporton Koha.net.

Trump ka fituar Oklahoma, përpos shteteve të përmendura më parë.

Aktualisht, Clinton është në avantazh me 44 në raport me 31 sa ka Trump.


Trump 24 - 3 Clinton

Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se edhe shtetin e West Virginas e ka fituar republikani Trump.

24/3 është rezultati momental.


Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se kandidati republikan, Donald Trump, ka fituar në dy shtetet e para, në Kentucky dhe Indiana.

Ndërkaq Clinton, gjithnjë sipas projektimeve të CNN-it, ka fituar shtetin e Vermontit, transmeton Koha.net.

Tani për tani, dallimi është 19/3. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...