9 Nëntor 2016 - 00:28
Incidenti nuk është thënë se ka qenë i ndërlidhur me zgjedhjet apo me qendrën e votimit.
Së paku një i dyshuar, një femër që me vete kishte një armë dhe kishte “shkathtësi të qitjes së shpejtë”, u mendua fillimisht se ishte mbyllur në një shtëpi në afërsi të incidentit.
Por më pas u tha se nuk ishin të sigurt nëse me të vërtetë ishte e dyshuara aty. Tutje, gjërat u komplikuan edhe më tej pasi u raportua se në arrati gjendet edhe një i dyshuar i dytë.
Ende s’ka informata në lidhje me të dyshuarit e këtij sulmi se a janë arrestuar apo jo.
Dy të vdekur nga të shtënat në Arizona, mbyllet vendvotimi
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se para pak minutash ka ndodhur një incident i armatosur afër një vendvotimi në Arizona, SHBA.
Sipas Reuters, vendvotimi në Azusa, California, është mbyllur pasi të shtëna me armë zjarri janë raportuar në afërsi, transmeton Koha.net.
Deri më tani raportohet për dy viktima, raporton gazetari i CNN-it.

Ndërkaq, LATimes raporton se policia ka reaguar ndaj këtij rasti, duke theksuar se së paku katër persona janë qëlluar.
Policia në Los Angeles ka thënë se një i dyshuar është i armatosur rëndë.
“Është një gjendje mjaftë kritike”, ka thënë policia.
Sipas mediave, katër persona janë duke u trajtuar me lëndime, por nuk specifikohet gjendja e tyre shëndetësore e as shkaktarët e lëndimit të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...