Llogaritë e Michelle dhe Barack Obamës zbrazen nga Shtëpia e Bardhë

8 Nëntor 2016 - 20:26      

Është koha e transicionit numerik. Në kohën që Shtëpia e Bardhë po përgatitet ta presë banuesin e ri, ajo duhet ta menaxhojë një front tjetër: Rrjetet sociale, transmeton Koha.net.

Shtëpia e Bardhë duhet jo vetëm të arkivojë publikimet, por edhe të lehtësojë ardhjen e presidentit të ri. Detyra është komplekse: Facebook, Twitter, Instagram, Youtube, Flickr, iTunes, Vimeo, MySpace, ose dhe Tumblr.

Barack Obama, që nga fushata e tij e parë presidenciale, ka qenë i pranishëm në të gjitha frontet numerikë me të gjitha publikimet e përditshme, alokimet e videove të përjavshme, por edhe intervistat me yjet e rrjeteve sociale dhe me skeçe interneti.
Kryetari i 44-të amerikan kështu farkoi imazhin e kryetarit të parë të epokës numerike.

Në vitin 2013, llogaritë u institucionalizuan me qëllim që të përgatitej transicioni për kryetarin e ardhshëm: @BarackObama, njëri me më së shumë ndjekës në botë të Twitterit dhe atë të bashkëshortes së tij @MichelleObama kanë pushuar të jenë të përditësuar për t’ua lëshuar vendin shumë më zyrtarëve @potus dhe @flotus (për «President of the United States» dhe për «First Lady of the United States», përkatësisht për kryetarin dhe Zonjën e parë të SHBA.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka detajuar procesi për marrjen e funksionit të presidentit të ardhshëm më 20 janar 2017: Të gjitha llogaritë zyrtare të presidentit, por edhe të Damës së Parë, të zëdhënësit e të zëvendëspresidentit do të zbrazen e përmbajtjet e tyre do të arkivohen, qofshin ato administrative qofshin ato të ueb – faqeve. Këto të fundit tashmë janë gatshme, por ende nuk janë zbrazur. Kështu do të bëhet edhe me llogarinë Twitter @potus44, me faqen e Facebook «Obama White House» dhe me faqen e Instagramit me po këtë emër.

Ai ose ajo që do ta zgjedhin amerikanët sonte, do të trashëgojë llogaritë tashmë të instaluara dhe shumë të ndjekura: 11 milionë ndjekës në Twitter, 7,4 milionë në Facebook, 2,9 milionë në Instagram... Në fakt këto shifra janë ekuivalente me llogaritë aktuale të Donald Trump dhe të Hillary Clinton (përkatësisht 13 milionë në Facebook dhe 10,3 milionë në Twitter për shembull).
E, transferimi i ndjekësve nga llogari e fushatës në atë zyrtare, nuk është aq e thjeshtë: @potus kështu mbetet shumë larg rekordeve të vëna nga @BarackObama (78,7 milionë në Twitter, 50 milionë në Facebook dhe 10 milionë në Instagram).

Administrata e re, ndër të tjera, do të mund të kapitalizojë lidhjet e ngushta të Shtëpisë së Bardhë me rrjetet e mëdha sociale që viteve të fundit kanë hapur zyrat e veta në Washington, si Facebook ose Twitter.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...