Doktorët po ndihmojnë pacientët e sëmurë që të votojnë

8 Nëntor 2016 - 19:37      

Një grup i doktorëve në Massachusetts janë duke ndihmuar pacientët e sëmurë që të votojnë në zgjedhjet presidenciale, me qëllim që edhe spitalet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

Doktoresha Jennifer Adaeze Okwerekwu, bashkëthemeluese e “Social Justice Coalition” për Cambridge Health Alliance, vendosi që së bashku me kolegët e saj të gjenin mënyrat për t’i ndihmuar pacientëve të hospitalizuar që të votojnë.

“Ne i shërbejmë qytetarëve që kanë pak të ardhura ose situata të ngjashme”, ka thënë Okwerkwu.

Si doktoreshë, ajo dëshiron që t’u ndihmojë pacientëve me shëndet të dobët. “Si mjeke e ndjej se jam përkohësisht gardian i dikujt”, ka thënë ajo.

Gjatë muajit tetor, ajo ftoi zyrtarët e zgjedhjeve që të gjejnë një mundësi për votim, në rast se njerëzit hospitalizohen papritur. Doktorët krijuan një aplikacion të thjeshtë, përmes të cilit pacientët do të mund të votonin nga spitali. Ky aplikacion do të dërgohej në ditën e zgjedhjeve për president, transmeton Koha.net.

“Ne jemi duke shpërndarë aplikacionet dhe po u ndihmojmë pacientëve që të komunikojnë me zyrtarët e zgjedhjeve përmes formave të ndryshme”, ka shtuar ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...