Farage dëshiron të jetë ambasador i Trumpit në BE

8 Nëntor 2016 - 17:03      

Nigel Farage ka thënë se do të pranonte një punë nga Donald Trumpi nëse ai fiton zgjedhjet në Amerikë.

Politikani anglez, i njohur për kampanjën e tij për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, i ka propozuar Trumpit që ta emërojë atë si ambasador të Amerikës në BE.

Farage, i quajtur nga Trumpi me nofkën “Mr Brexit”, ka thënë se do ta kryente mirë punën pasi për 20 vjet ka punuar si deputet europarlamentar.

Farage është shprehur fort i bindur se Trumpi do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale saqë ka rezervuar një biletë aeroplani për të enjten, kur do të bëhen të ditura rezultatet e zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, krejt çka mund të them është... këto zgjedhje janë të thjeshta: do të jenë si Brexiti. Krejt varet nëse doni ndryshim, ose dëshironi të vazhdoni njëjtë si tani? Për këtë bëhet fjalë”, ka thënë Farage.

“Nëse do të më ofronte një punë, unë do të doja të isha ambasador i tij në Bashkimin Evropian. Mendoj se do të bëja punë të mirë”, ka thënë veç të tjerash politikani britanik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...