Singjeliq pranon se kishte planifikuar akt terrorist në Podgoricë

8 Nëntor 2016 - 16:40      

Podgoricë, 8 nëntor – Shtetasi i Serbisë, Aleksandar Singjeliq, i dyshuar se me Bratisllav Dikiqin kishte organizuar grupin kriminal që po përgatiste gjakderdhje pas zgjedhjeve në Mal të Zi më 16 tetor, gjatë marrjes në pyetje në burgun hetues në Spuzhë (Mali i Zi) ka sqaruar në hollësi se si kishin përgatitur dhe planifikuar sulmet terroriste, shkruan sot “Pobjeda” e Podgoricës, transmeton Koha.net.

Ai ka treguar edhe se kush e kishte angazhuar dhe me kë kishte komunikuar nga Mali i Zi gjatë operacionit që duhej të shkaktonte gjakderdhje, por nuk bëhet publike se ndaj kujt e kishte drejtuar gishtin Singjeliq.

Para hetuesve ka pranuar se kishte mbledhur njerëz, u kishte siguruar pajime ushtarake e policore që do ta përdornin më 16 maj për të arritur sa më të sigurt e më shpejt nëm ndërtesën e Kuvendit.

Sipas “Pobjedës” Singjeliqin e kishin angazhuar dy nacionalistë rusë, që drejtonin gjithë organizatën, e cila sipas hetuesve kishte në radhët e saj 500 anëtarë. Dy nacionalistët rusë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë kërkuar nga Singjeliqi që të rekrutojë anëtarë për organizatën kriminale, që do të jenë të gatshëm më 16 tetor të shkaktojnë trazira, të shtinë mbi njerëz dhe të likuidojnë kryeministrin Millo Gjukanoviq.

Përveç hollësive rreth përgatitjes së krimit, pohohet se Singjeliq u ka treguar hetuesve edhe motivin që e angazhimit të tij dhe të Bratisllav Dikiqit.
Burimet theksojnë se Singjeliq është i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit malazias, të cilët kanë në dorë fakte të shumta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...