
8 Nëntor 2016 - 13:32
Në orën 12 sipas kohës evropiane, vendvotimet janë hapur në nëntë shtete të bregut lindor, ndërsa tashmë në tri fshatra të vogla zgjedhjet kanë përfunduar, raporton REL.
Vendovotimet janë hapur në Connecticut, Indiana, Kentucky, Main, New Hampshire, New Jersey, New York, Vermont dhe Virginia.
Një numër rekord i amerikanëve, më se 46 milionë, tashmë kanë votuar me postë apo në kuadër të votimeve të hershme.
Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, sot në ditën e zgjedhjeve, ka hyrë me një epërsi në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit në krahasim me kandidatin republikan, Donald Trump.
Pritet se rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme presidenciale do të fillojnë të paraqiten nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës evropiane.
Fituesi do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 maj, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...