Foto: Reuters

SHBA: Votimet e hershme arrijnë shifra rekorde

8 Nëntor 2016 - 12:51      

Autoritetet shtetërore zgjedhore dhe vëzhguesit kanë raportuar për rritje rekorde të votimeve të hershme, ndërsa në këtë aspekt prijnë votuesit hispanikë.

Ky zhvillim duket se i ka dhënë një epërsi kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton.

Agjencia Associated Press ka raportuar se së paku 43.2 milionë njerëz kanë votuar deri dje, ndërsa pritet që numri i përgjithshëm i këtij lloji të votimeve të arrijë në 50 milionë.

Kjo, sipas rel, do të thotë se më tepër se 40% e zgjedhësve amerikanë tashmë e kanë hedhur votën e tyre para ditës së sotme, kur është dita e zgjedhjeve presidenciale.

Votimet e hershme të hispanikëve raportohet se kanë shënuar rritje në shtetet kryesore, ku pritet fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump, siç janë Florida, Nevada dhe Kolorado.

Udhëheqësi i fushatës së zonjës Clinton, Robby Mook, tha se rritjen e numrit të votimeve të hershme e sheh si shenjë se baza zgjedhore demokrate është e fuqishme dhe e motivuar në ditën e sotme zgjedhore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...