8 Nëntor 2016 - 12:48
Vendvotimet në vendbanimet e vogla në Dixville, Hart’s Location dhe Millsfield, siç transmeton rel, janë hapur pak kohë pas mesnatës dhe janë mbyllur brenda disa minutave, pasi të gjithë personat me të drejtë zgjedhore e kanë hedhur votën e tyre.
Kandidatja demokrate, Hillary Clitnon, ka fituar më shumë vota në Dixville dhe Hart’s Location, ndërsa i nominuari republikan, Donald Trump, ka fituar bindshëm në Millsfield, ku ai triumfoi me 16 vota për të dhe 4 për Clintonin.
Kështu, votimet në këto tri fshatra të vogla i dhanë zotit Trump një epërsi të hershme, pasi për të kanë votuar 32, ndërsa për zonjën Clinton, 25 zgjedhës.
Sipas ligjit të shtetit, New Hampshire, komunitetet me më pak se 100 votues, mund të lejohen t’i hapin vendvotimet në mesnatë dhe t’i mbyllin ato, kur të gjithë zgjedhësit të votojnë.
Në disa vendvotime është shënuar prani më e madhe e përfaqësuesve të mediave se sa votues.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...