Reporteri sirian, “Gazetar i vitit” sipas RSF

8 Nëntor 2016 - 08:25      

Reporteri sirian, Hadi Abdullah, gazetari i pavarur 29-vjeçar, fitoi çmimin e ndarë nga “Reporterët pa Kufij” (RSF), një vit pas marrjes së këtij çmimi nga një prej kolegeve të tij siriane.

Hadi Abdullah është fituesi Çmimit të 25-të RSF-TV5 Monde për lirinë e shtypit, që do të jepet sot në Strasburg.

Në kategoritë e tjera, RSF-ja kurorëzoi web-in informues kinez 64Tianwang dhe gazetarët socialë Lu Yuyu edhe Li Tingyu, të burgosur në Kinë, transmeton kosovapress.

I riu sirian nuk heziton të depërtojë në zona të rrezikshme ku asnjë gazetar perëndimor nuk rrezikon për të filmuar apo drejtuar pyetje elementëve kryesorë të shoqërisë civile.

”I marrë peng për një kohë të shkurtër nga fronti Al Nosra, Hadi Abdullah ka rrezikuar jetën disa herë radhazi”, thekson shoqata, që shtoi se kameramani i tij u vra gjatë shpërthimit të një bombe artizanale në shtëpinë që ndanin së bashku, një sulm ku edhe ai u plagos rëndë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...