7 Nëntor 2016 - 15:56
Pasi që asnjëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Bullgari nuk mori 50% të votave tani të gjitha sytë janë kthyer nga turi i dytë i votimit.
Kandidati i Partisë Socialiste të Bullgarisë, gjenerali në pension Rumen Radev, në rundin e parë mori 24,8% të votave dhe kështu u radhit në vendin e parë.
Ndërkaq kryeparlamentarja Cecka Caçeva, kandidatja e Partisë së Qytetarëve për Zhvillimin Evropian (GERB) me lider kryeministrin aktual, Bojko Borisov, në zgjedhjet presidenciale, mori 23,5% të votave.
Kryeministri Borisov kishte deklaruar që në qoftë se kanditatja e partisë së tij nuk fiton në zgjedhje në rundin e parë qeveria do të japë dorëheqje.
Pas rundin e parë Borisov thërriti në mbledhje të jashtëzakonshme Këshillin e Ministrave.
Sipas informatave të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pjesëmarrja në zgjedhjet për përcaktimin e presidentit të 5-të të vendit ka qenë në nivel 45,3%.
Edhe 40 mijë shtetas të Bullgarisë që jetojnë jashtë në 71 vende të ndryshme të botës dolën në kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale.
Turi i dytë i votimit në zgjedhjet presidenciale në Bullgari do të mbahet më 13 nëntor, ditën e diel.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...