Foto: Reuters

Nesër zgjedhjet në SHBA, në anketa vazhdon udhëheqja e Hillary Clintonit

7 Nëntor 2016 - 14:38      

Kandidatja e demokrate për president të SHBA-së Hillary Clinotn është në udhëheqje tre për qind në raport me kundërkandidatin republikan Donald Trump, kanë thënë rezultatet e anketës që sot e kanë bërë "Bloomberg" dhe Instituti për hulumtim të opinionit "Selzer&Co", transmeton Koha.net.

Hulumtimi më i fundit, njofton Reuters, ka treguar se Clinton ka mbështetjen e 44 për qind nga të pyeturit, ndërsa Trump 41 për qind.

Në SHBA, nesër, 225 milionë amerikanë me të drejtë vote, do të vendosin ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit.

Anketat e javës së shkuar bërë nga "Washington Post" dhe TV ABC kanë treguar se Hillary Clinton udhëheq 5 për qind (48-43).

Sipas anketës NBC dhe "Wall Street Journal", Clinton udhëheq 4 për qind më raport me Trumpin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...