7 Nëntor 2016 - 13:32
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë Tsuneoka i është dorëzuar ambasadës së Japonisë në Irak dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai është arrestuar muajin e kaluar derisa raportonte për luftërat e forcave irakiane dhe ISIS-it në Mosul.
Pas lirimit gazetari ka shkruar në Twitter-in e tij: “I lirë. Nesër në mbrëmje kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithëve”.
Ai ka thënë se është arrestuar se i është gjetur një zinxhir i çelësave me logon ISIS të cilin e kishte gjetur dhe ruajtur si “kujtim nga terreni”.
Gazetari japonez ka demantuar mediat që kanë shkruar se ai ka punuar për ISIS-in si përkthyes.
“Kjo është e tmerrshme, sepse nuk e kuptoj arabishten”, ka shkruar ai.
Nuk është hera e parë që arrestohet ky gazetar pasi që në vitin 2010 është kidnapuar në Afganistan.
Në luftimet në Lindjen e Mesme edhe një gazetar japonez është zhdukur para shumë vitesh por besohet se ai është në një burg në Siri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...