Arrestohet një i dyshuar për përgatitje atentati ndaj kryeministrit të Serbisë

7 Nëntor 2016 - 12:26      

Pjesëtarët e MPB të Republikës Srpska kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me armët e gjetura nga Jajince, jo larg shtëpisë së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçit, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

Theksohet se i arrestuari është nga territori i Republika Srpska dhe se dyshohet për veprën penale prodhim i paautorizuar ose tregti me armë, ose me materie eksplozive.

Ky person thuhet se është arrestuar në territorin e Banja Llukës, dhe se i është dorëzuar Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës për procedura të ekstradimit të tiuj në Serbi.

Siç është raportuar më parë, në një pyll afër shtëpisë së familjes së kryeministrit Vuçiq, në Jajince, janë zbuluar arka me armë dhe municione, që sipas policisë ishin të dedikuara për atentat ndaj tij. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...