Oklahoma lëkundet fuqishëm nga tërmetet “artificiale”

7 Nëntor 2016 - 10:29      

Një tërmet me magnitudë 5 lëkundi fuqishëm zonat qendrore të Oklahomës në SHBA, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Cushing, por lëkundjet u ndien deri në Teksas.

Autoritetet në Cushing thanë se shumë ndërtesa në qytet kanë pësuar dëme dhe vendosën që të mos hapin shkollat të hënën, pa u kontrolluar më parë siguria strukturore e tyre, por edhe shumë godinave të tjera.

Gjatë javës së fundit, në Oklahoma janë verifikuar 19 tërmete, por ndryshe nga zonat sizmike në botë, një pjesë e ekspertëve mendojnë se aktiviteti sizmik në këtë shtet amerikan ka lidhje me aktivitetin njerëzor.

Në vitin 2013, një grup shkencëtarësh thanë se tërmetet në Oklahoma janë shkaktuar nga depozitimi nëntokë i ujit të ndotur, që është rezultat i prodhimit të naftës dhe gazit. Duket se kjo teori nuk është aspak e pabazë, pasi Komisioni i Koorporatave të Oklahomës ka urdhëruar mbylljen e disa puseve, ku depozitohet uji i ndotur, gjithashtu edhe reduktimin e sasisë që do të derdhet në puse të tjera.

Në qytetit Cushing, ku goditi tërmeti, gjendet depozita më e madhe e naftës në botë dhe rrjedhimisht edhe depozitat nëntokë të ujit të ndotur janë kolosal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...