Erdogan akuzon Evropën se po e ndihmon terrorizmin

6 Nëntor 2016 - 17:38      

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar, të dielën, 'Evropën për ndihmë terrorizmit' duke mbështetur PKK-në dhe tha se ai nuk “e çan kokën nëse Evropa e cilëson diktator” kur godet grupin militant kurd dhe simpatizuesit e tij.

“Evropa në tërësi po e ndihmon terrorizmin. Edhe pse e kanë deklaruar PKK-në një organizatë terroriste, kjo është e qartë…E shohim se si PKK mund të veprojë aq lirshëm dhe lehtë në Evropë”, tha Erdogan në një fjalim në televizion, njofton Reuters.

“Unë nuk e çaj kokën nëse më thërrasin diktator, apo sidoqoftë tjetër. Hyn në njërin dhe del nga veshi tjetër. Me rëndësi është se si më quan populli im”, tha ai.

Turqia ka shkaktuar kritika ndërkombëtare pas arrestimeve, të premten, të udhëheqësve të partisë prokurde HDP, partisë së dytë më të madhe opozitare në parlament, në kuadër të hetimeve për terrorizëm. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhjet me PKK, të cilat ajo i ka mohuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...