Foto: Ilustrim

India dhe Japonia me marrëveshje për programin bërthamor civil

6 Nëntor 2016 - 14:17      

Japonia dhe India do të nënshkruajnë një marrëveshje të kontestuar për programin bërthamor civil duke riforcuar bashkëpunimin e tyre përballë ambicieve gjeopolitike kineze në rajon, njoftoi sot media japoneze.

“Kjo marrëveshje, që pritet të nënshkruhet nga kryeministri indian, Narendra Modi dhe homologu japonez, Shinzo Abe do t’i mundësojë Japonisë të eksportojë në Indi teknologjinë e saj bërthamore”, sipas të përditshmes, “Yomiuri Shimbun”.

India, që posedon armën bërthamore, do të bëhet e para jo-nënshkruese e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (TNP), që nënshkruan një marrëveshje të tillë me Tokion.

“Marrëveshja parashikon gjithashtu fundin e bashkëpunimit japonez në rast të testimit bërthamor nga India”, nënvizon e përditshmja “Yomiuri Shimbun.

Narendra Modi do të pritet të enjten në Japoni për një vizitë treditore. Ai është takuar në muajin shtator me Abe në kuadër të samitit të Asean në Laos.

Dy kryeqytetet janë gjithnjë e më shumë të shqetësuara për riforcimin e pranisë ushtarake kineze në Azi, veçanërisht në Detin e Kinës Lindore dhe në Oqeanin Indian, transmeton KP.

Kina dhe India kanë një pakënaqësi kufitare që është bërë prej dekadash objekt i cikleve të shumta negociatash dhe tensionet mbeten të vazhdueshme përgjatë kufirit të tyre.

Tokio dhe Pekini kanë gjithashtu një mosmarrëveshje për ishujt në Detin e Kinës Lindore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...