Foto: Reuters

Trumpin e kap paniku, largohet nga foltorja nga frika e një sulmi [video]

6 Nëntor 2016 - 10:06      

Kandidati Republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump gjatë fushatës që po zhvillonte në Nevada, të shtunën është evakuuar nga foltorja pas një alarmi të rremë që dikush në audiencë ka një armë.

Kandidati 70-vjeçar u shfaq disa minuta më vonë, kur përfundoi kontrolli dhe tek personi i cili dyshohej, nuk u gjet asnjë armë.

“Askush nuk tha se do të jetë e lehtë për ne. Unë dua të falënderoj shërbimin sekret”, tha Trump pasi u rikthye në foltore.

Kandidati presidencial vazhdimin e fjalës e përfundoi me besimin e zakonshme për fitore, duke u duartrokitur prej turmës para se të kthehej i siguruar në aeroplan.

Pamjet televizive treguan se anëtarët e shërbimit të sigurisë e arrestuan një të dyshuar.

Policia ka njoftuar se pas kontrollit, tek i dyshuari nuk është gjetur asnjë armë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...