5 Nëntor 2016 - 23:46
Të shtëna me armë në aeroportin Ataturk të Stambollit
Autoritetet turke, të shtunën mbrëma kanë bllokuar automjetet që të hyjnë apo të dalin nga aeroporti kryesor i Stambollit, “Ataturk”, pasi policia kishte shtënë me armë kur një motoçikletë kishte refuzuar urdhrin për ndalim, ka raportuar CNN-i turk, transmeton Reuters.Një prej dy personave në motoçikletë është plagosur dhe i dyti është në kërkim nga policia, bën të ditur transmetuesi privat televiziv, transmeton Koha.net.
Burime të pakonfirmuara kanë thënë se dy personat që gjendeshin në motoçikletë kanë shtënë me armë në ajër, ndërsa sipas përdoruesve të Twitterit, që thonë të kenë qenë në vendin e ngjarjes, aty është parë edhe një çantë për të cilën policia po dyshon të jetë eksploziv.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...