Foto: Reuters

Zgjedhjet e botës

6 Nëntor 2016 - 08:02      

Se kë e vë Amerika në krye të Shtëpisë së Bardhë më 8 nëntor ka peshë të madhe për mbarë botën, përfshirë Kosovën dhe Ballkanin. Kjo, ngase janë pikërisht presidentët amerikanë ata që e kanë pushtetin më të madh për t’i formësuar politikat e jashtme të botës. Ata kanë qenë edhe forca kryesore që ka përcaktuar fatin e Kosovës.

Të martën, më shumë se 120 milionë votues amerikanë pritet që ta hedhin votën në zgjedhjet për presidentin e tyre të ardhshëm. Dy kandidatët kryesorë në këto zgjedhje janë Hillary Clinton, ish-Zonja e Parë dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, dhe Donald Trump, biznesmen i kthyer në politikan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pa marrë parasysh se cili do të jetë shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Ballkani duket se qysh moti nuk janë më prioritet në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh krizat e shumta në Lindje të Mesme dhe në vatrat e tjera të krizës në botë.

Këtë e thotë profesori i shkollës për studime të avancuara ndërkombëtare në universitetin “John Hopkins” dhe njohës i mirë i rrjedhave në Ballkan, Daniel Serwer, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

“.... Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tani aq shumë çështje të tjera, me të cilat duhet të merren në vendet e tjera të botës. Ne presim që miqtë dhe aleatët tanë në Ballkan t’i zgjidhin problemet e tyre vetë, për aq sa munden, me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Serwer, i cili njëherësh ka qenë edhe ndërmjetës në mes të kroatëve dhe boshnjakëve, si dhe negociatori që e siguroi marrëveshjen e parë të arritur në bisedimet në Dayton për paqen në Bosnjë- Hercegovinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...