
5 Nëntor 2016 - 20:26
Manifestuesit u mblodhën jashtë një xhamie në lagjen Sisli, duke ngritur parulla kundër atij që e quajtën “shtet fashist”, përpara se të sulmoheshin me pompa me ujë të ftohtë të autoblindave të policisë, shkruan Tch.
Nëntë eksponentë të HDP-së, përfshirë bashkëkryetarët, u arrestuan dhe u burgosën ditën e premte. Gazetarë nga gazeta pro-opozitës “Cumhuriyet” ndodhen gjithashtu në qeli.
Nëntë prej tyre u arrestuan të shtunën dhe një gjykatë në Stamboll i dërgoi në paraburgim. Redaktori i “Cumhuriyet”, një karikaturist i njohur dhe një analist anti-qeveritar, janë mes të arrestuarve.
Gazeta në fjalë është një nga të paktat media turke që vazhdojnë të jenë kritike ndaj presidentit Reccep Tayip Erdogan. Bëhet fjalë për lëvizjet e fundit kundër kritikëve të presidentit Erdogan që nga grushti i dështuar i shtetit i organizuar në korrik.
Pas 9 anëtarëve të partisë kurde të arrestuar të premten, 9 të tjerë iu shtuan listës këtë të shtunë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...