Rusia do Trumpin si president

5 Nëntor 2016 - 11:54      

Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.

Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe”.

Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.

Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës

Por miliarderi ekscentrik nga Teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektorale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme”.

Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe George Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve./Juri Rescheto, DW

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...