Në pritje të gjykimit, stafi i gazetës Cumhuriyet dërgohet në burg

5 Nëntor 2016 - 11:27      

Një gjykatë e Stambollit ka vazhduar paraburgimin për nëntë gazetarët dhe drejtuesit të së përditshmes Cumhuriyet, raporton Anadolu Agency duke iu referuar burimeve policore.

Kryeredaktori, Murat Sabuncu, është në mesin e personave që janë dërguar në burg prej ku do të presë procesin gjyqësor ndaj tij, tha burimi i lartpërmendur në kushte anonime.

Karikaturisti, Haci Musa Kart dhe anëtarët e Bordit, Ahmet Kadri Gursel, Guray Tekin Oz, Mustafa Kemal Gungor, Turhan Gunay, Hakan Karasinir, Onder Celik dhe Bulent Utku janë personat tjerë të cilët procesin gjyqësor do ta presin në burg.

Ata u arrestuan të hënën në vazhdën e hetimeve antiterroriste të Kryeprokurorisë së Stambollit kundër PKK-së dhe FETO-s.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe drejtorët Gunseli Ozaltay dhe Bulent Yener si dhe kolumnistët Aydin Engin dhe Hikmet Cetinkaya, por u liruan me kusht si dhe më një ndalesë për largim jashtë shtetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...