4 Nëntor 2016 - 14:21
“Vijesti” rikujton se Singjeliq po mbahet në burgun e Spuzhës , i dyshuar si një nga organizatorët e grupit kriminal për të vrarë qytetarë të Malit të Zi dhe për të arrestuar kryeministrin Millo Gjukanioviqin në natën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vend.
Ai u arrestua më vonë në Serbi dhe u ekstradua në Mal të Zi, ndonëse avokati i tij thotë se ai u vetëdorëzua.
“Vjesti” i Podgoricës citon portalin e Qendrës ukrainase për hetimin e krimeve kundër sigurisë kombëtare, paqes, sigurisë dhe të drejtës ndërkombëtare ku ndodhen të dhënat për Singjeliqin, fotografi nga fushëbetejat në Ukrainë, komentet e tij në rrjetet sociale të cilat dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në luftën e atjeshme.
Bëhet e ditur se Singjeliqit i është caktuar paraburgimi 30 ditësh.
Singjeliq dhe ish shefi i Zhendarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, dyshohen se kanë organizuar grupin njëzet anëtarësh terrorist që duhej të kryente aksione një natë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mal të Zi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...