Nga sot çdo italian në ditëlindjen e 18-të merr 500 euro nga Qeveria

4 Nëntor 2016 - 13:46      

Të gjithë Italianët që kanë ditëlindjen e 18-ë në mes 3 nëntorit 2016 dhe 31 dhjetorit 2017(më vonë pritet të zgjerohet) tani mund të marrin nga 500 euro nga shteti dhe t’i shpenzojnë në artikuj kulturorë, transmeton koha.net.

Kjo shumë mund të merret nëpërmes një aplikacioni të quajtur 18app dhe mund të shpenzohen në libra, bileta koncertesh, bileta për teatër, vizita në muze, udhëtime në parqet kombëtare e shumë gjëra të tjera të ngjashme.

Ky projekt do t’i kushtoj qeverisë Italiane 290 milionë euro, por sekretari i Parlamentit Tommaso Nannicini, i cili e udhëhoqi këtë skemë, beson se këto para janë të shpenzuara mirë, transmeton koha.net.

Ky aplikacion duhet të shkarkohet pata fundit të vitit, edhe nëse ditëlindja e ndonjërit do të ishte në vitin 2017.

Vitin tjetër, një skemë e ngjashme pritet të zgjerohet edhe për mësuesit, të cilëve do ti dhurohen nga 500 euro për ti shpenzuar në zhvillimin e karrierës së tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...