Armëpushim dhjetë orësh humanitar në Alepo

4 Nëntor 2016 - 12:16      

Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë.

Armëpushimi 10 orësh është shpallur nga regjimi i Sirisë dhe aleati i vet Rusia, për lejimin e kryengritësve dhe civilëve, që të largohen nga pjesët e rrethuara të Alepos, nëpër korridoret e caktuara.

Aktivistët sirianë nuk kanë regjistruar ndonjë aksion madhor ushtarak nga forcat siriane dhe aleatët e tyre apo nga luftëtarët opozitarë, gjatë orëve të para të së ashtuquajturës “pauzë humanitare”.

Kryengritësit e kanë refuzuar këtë armëpushim, duke e përshkruar si përpjekje për reduktimin e presionit ndërkombëtar dhe kanë shprehur përkushtim për të luftuar kundr rrethimit.

Një armëpushim i ngjashëm i njëanshëm prej tri ditësh, në muajin tetor, ka përfunduar në atë mënyrë, që vetëm pak njerëz janë larguar nga pjesa lindore e Alepos, ku mbeten të bllokuar afro 250 mijë njerëz.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...