4 Nëntor 2016 - 11:57
Ai gjatë debatit me titullin "Zërat e të ardhmes së Europës” në Vjenë, ka thënë se janë të domosdoshme ndarja e kompetencave dhe reforma thelbësore e madje edhe ndryshimi i marrëveshjes së BE-së.
Njëkohësisht ai ka vlerësuar se është guxim për ndërmarrjen e këtyre hapave të kufizuar.
"Kemi forca centrifugale në BE", ka konstatuar Schulz dhe ka shtuar se për këtë arsye Europa është e rrezikuar.
Në kohën e globalizimit, Europa po tërhiqet në vend që të pranojë sfidat, ka thënë ai duke theksuar se qytetarët nuk iu besojnë më institucioneve dhe besimi mund të kthehet vetëm me ndarje më të mirë kompetencash.
Kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker thotë se është vështirë të përshkruhet gjendja në BE.
"Realiteti është se shumë gjëra funksionojnë mirë e për këtë askush nuk flet. Shumëçka, megjithatë nuk funksionon, e shumëçka kuptohet si diçka që nënkuptohet", ka thënë ai .
Juncker ka tërhequr vërejtjen se shpesh nga shikimi largohet edhe çështja e luftës dhe e paqes.
"Lufta ka ardhur në kufijtë tanë”, ka thënë ai lidhur me luftën në Siri e Ukrainë.
Njëkohësisht ai ka thënë se Europa është edhe kontinenti më i vogël, ndërsa qytetarët saj mendojnë të jenë “sundues të botës.”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...