Grup paramilitarësh përgatiten për të mbrojtur votën e Trumpit

4 Nëntor 2016 - 10:38      

Në një zonë të pyllëzuar të shtetit të Xhorxhias, anëtarë të grupit paramilitar të njohur si “Three Percent Security Force”, janë mobilizuar në një sterrite të pashembullt.

Qitje me armë, dyluftim trup më trup dhe taktika të tjera luftarake, që të gjitha për të mbrojtur votat e Donald Trump... nëse Hillary Clinton vendos të manipulojë zgjedhjet.

Grupi thotë se “shpresojnë që dita që të vënë në punë aftësitë e tyre luftarake të mos vijë kurrë”, por shtojnë gjithsesi se janë gati për çdo skenar.

Fushata dhe fjalimet e Donald Trump kanë ringjallur grupet paramilitare në Shtetet e Bashkuara. Anëtarë të këtyre grupeve janë kryesisht persona që mbështesin kandidatin republikan për ndërtimin e murit me Meksikën, ndalimin e myslimanëve në Amerikë dhe ndalimin e emigrantëve të tjerë.

Grupe të tilla nuk janë të panjohura për autoritetet amerikane. Ato janë përleshur me njëra-tjetrën në fillim të viteve ’90 dhe agresiviteti më i madh i tyre kulmoi me bombardimin e një zyre federale në Oklahoma, ku gjetën vdekjen 168 persona.

Që prej asaj dite, autoritetet përshkallëzuan luftën ndaj këtyre grupeve, që sot rikthehen sërish në qendër të vëmendjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...