“Rikthimi i panzerëve gjermanë në kufijtë e Rusisë”

3 Nëntor 2016 - 20:26      

Gjermania konfirmoi se do të dërgojë në Lituani, si pjesë e planit të NATO-s për të përforcuar mbrojtjen e vendeve anëtare Baltike, tanket e saj të famshëm Leopard 2.

Sipas planit të fundit mbrojtës të Aleancës, mbrojtja e Lituanisë është përgjegjësi e Gjermanisë dhe të mërkurën, Ministria e Mbrojtjes gjermane tregoi sesa seriozisht e ka marrë këtë përgjegjësi.

Ministria konfirmoi për agjencinë e lajmeve DPA, se do të dërgojë vitin tjetër panzerat e saj, por pa përcaktuar numrin e tyre. Bashkë me tanket do të vendosen edhe një numër prej 650 ushtarësh, të cilët janë pjesë e planit të NATO-s për stacionimin e përhershëm të një trupe në këtë vend.

Kjo lëvizje e Gjermanisë është interpretuar nga mediat ruse si “rikthim edhe njëherë tjetër i panzerave gjermanë në kufijtë e Rusisë”, që nuk ndodhte që nga Lufta e Dytë Botërore.

Veç Gjermanisë, në përforcimin e aftësisë mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s në Balltik do të angazhohen trupa edhe nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika e vende të tjera të Aleancës. Gjithsesi, kjo prani ushtarake e NATO-s në rajon mbetet simbolike në krahasim me forcën e vendosur nga Rusia, sidomos në Kaliningrad.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...