“Nëse nuk i hiqen vizat, Turqia pezullon marrëveshjen me BE-në”

3 Nëntor 2016 - 14:35      

Turqia iu kërcënua Bashkimit Evropian se do ta ndërpresë Marrëveshjen për refugjatët edhe para fundit të këtij viti, nëse Brukseli së shpejti nuk i plotëson kërkesat e Ankarasë dhe nuk i heq vizat për shtetasit turq për udhëtim në BE.

"Durimi ynë është në fund", deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu, në intervistë për gazetën zvicerane "Neue Zucher Cirher Zeitung ".

"Presim përgjigje nga BE-ja këto ditë. Përderisa nuk arrin, do ta anulojmë Marrëveshjen", paralajmëroi Cavusoglu

Turqia, sipas tij, ka reaguar në kërkesat e Brukselit dhe ka përgatitur ndryshime në ligjin e tij për luftë kundër terrorizmit, që BE-ja e vendosi si një nga kriteret për liberalizimin e vizave.

"I përmbahemi Marrëveshjes me BE-në dhe presim të njëjtën ta bëjë edhe Evropa. Përderisa kjo nuk ndodh, do ta pezullojmë Marrëveshjen me BE-në edhe në atë fushë", shtoi ai.

Në pyetjen se kur mund të ndodh kjo, Çaushoglu deklaroi se Turqia tashmë ka përmendur fundin e tetorit si afat të mundshëm.

"Gjithsesi nuk do të presim deri në fund të vitit", theksoi shefi i diplomacisë turke.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...