Irani eksporton në nivele historike, 2,44 milionë fuçi nafte në ditë

3 Nëntor 2016 - 14:32      

Irani ka eksportuar në fund të muajit tetor 2,44 milionë fuçi naftë bruto në ditë (mbj), një nivel historik, deklaroi ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh, cituar të mërkurën nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes për programin bërthamor me fuqitë e mëdha në muajin janar dhe heqjen e një pjese të sanksioneve ndërkombëtare, Irani eksporton rreth një milionë fuçi naftë në ditë.

Irani, që renditet i katërti për nga rezervat botërore të naftës dhe i dyti për gazin, vendosi në muajin maj një objektiv për eksportin e 2,2 milionë fuçive naftë në ditë, për të arritur nivelon e eksporteve para sanksioneve.

OPEC ka vendosur në fund të shtatorit reduktimin e prodhimit për të mbështetur çmimin. Por tre vendet anëtare, Irani, Libia dhe Nigeria janë lejuar të prodhojnë në nivele maksimale.

Në mes të muajit tetor, Teherani ka njoftuar qëllimin për të rritur prodhimin në katër milionë fuçi naftë në ditë, niveli para sanksioneve në vitin 2011.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...