Një gjykatë belge aktivitetet e kurdëve nuk i cilëson terroriste

3 Nëntor 2016 - 14:08      

Bruksel, 3 nëntor – Gjykata e Belgjikës ka vendosur se aktivitetet e PKK-së, e cila gjendet në listën e BE-së të organizatave terroriste, “nuk përbëjnë krim terrorist për shkak se ajo ndodhet në luftë të armatosur”, raporton AA.

Gjykata belge ka dhënë vendimin në lidhje me 36 persona të organizatës terroriste në Evropë, përfshirë edhe dy drejtuesit e lartë Remzi Kartal dhe Zubeyr Aydar.

Gjykata ka vendosur se veprat e anëtarëve dhe drejtuesve të PKK-së që u gjykuan për aktivitete terroriste, rrëmbim fëmijësh, mohim i të drejtave dhe kërcënim me vdekje, nuk janë “vepra terroriste”.

Në justifikimin e vendimit u tha se “lufta e armatosur nuk mund të vlerësohet në kuadër të akuzave për terrorizëm”. Prokuroria federale gëzon të drejtën e ankesës ndaj vendimit.

Ndryshe, pas hetimit të filluar në vitin 2006, procesi gjyqësor ishte hapur në tetor të vitit 2015, ku anëtarët e PKK-së akuzoheshin për rrëmbim të fëmijëve nga familjet e tyre në Belgjikë dhe shtete të tjera të Evropës perëndimore, dërgimin dhe trajnimin e tyre në kampet në Belgjikë, Greqi dhe Irak.

Në mesin e akuzave drejtuar të pandehurve, ishin edhe përgatitja e dokumenteve të falsifikuara dhe mbledhja e haraçit.

PKK përfshihet në listën e BE-së të organizatave terroriste. Rrjedhimisht, detyrim ndaj kësaj liste ka edhe Belgjika.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...