Serbia furnizohet me raketa ruse

3 Nëntor 2016 - 13:00      

Nënkryetari i parë Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po e udhëheq delegacionin serb në një vizitë në Rusi për të kërkuar kushtet më të mira për furnizim me armë dhe me gaz, transmeton Koha.net.

Në Rusi Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij, ndër të tjera do të flasin për furnizim me raketat për mbrojtje kundërajrore “Buk” për remontin e Migëve serbë por edhe për furnizim me gazin rus, njoftojnë medie serbe.

Sistemi raketor “Buk” kushton 350 milionë dollarë. Radiusi i lëvizjes është 25 kilometra në lartësi dhe 45 kilometra në largësi. Koha e reagimit është nga 10 deri në 12 sekonda me saktësinë e goditjes nga 0,9 deri 0,95.

Për këto raketa vjet, me kryetarin rus Putin kishte biseduar edhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Para se të shkonte në Moskë, në një konferencë shtypi, Daçiq kishte thënë se ndërmjet BE –së e Rusisë, gjithmonë do të zgjidhet Rusia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...