Tetë të arrestuar gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në Zvicër

3 Nëntor 2016 - 10:05      

Gjenevë, 3 nëntor - Policia zvicerane gjatë bastisjeve në xhaminë An Nur në qytetin zviceran Winterthur ka arrestuar tetë persona në mesin e të cilëve është edhe imami nga Etiopia për të cilin pretendohet se u ka bërë thirrje myslimanëve të vrasin myslimanët e tjerë që nuk kanë marrë pjesë në një lutje të përbashkët.

Në kuadër të bastisjeve të djeshme policia ka kryer kontroll në xhaminë An Nur si dhe në banesat e 3 personave, thanë nga zyra e prokurorit rajonal të Cyrihut.

Pretendohet se më 21 tetor gjatë një ligjërate publike imami nga Etiopia u ka bërë thirrje myslimanëve të vrasin dhe të distancohen nga myslimanët, të cilët kishin refuzuar të marrin pjesë në një lutje të përbashkët në xhami.

Prokurorët kanë nisur një hetim penal kundër imamit dhe tre personave të tjerë, rikujton AA. Në një njoftim të bërë nga policia e Cyrihut thuhet se janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të moshës mes 23 dhe 35 vjeçare nga Algjeria dhe Tunizia.

“Gjatë bastisjes ata kishin rastisur në xhami, ndërkohë që dyshohet se qëndrimi i tyre në Zvicër ka qenë i jashtëligjshëm”, deklaroi Corinne Bouvard, zëdhënëse e Prokurorisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...