Pentagoni: Në Siri u vra një lider i Al-Kaidës

2 Nëntor 2016 - 21:11      

Pentagoni thotë se në sulmet ajrore në Siri, gjatë muajit tetor, është vrarë, siç e përshkruan Departamenti i Mbrojtjes, një lider i lartë i al Kaidës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden.

Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikëqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë.

Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore.

SHBA-ja më herët ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaidës në Jemen dhe Afganistan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...