Gjykata e Londrës pritet të japë vendimin për Brexit

2 Nëntor 2016 - 18:45      

Gjykata e Lartë e Londrës do të shpallë të enjten, vendimin e shumëpritur, për çështjen nëse ligjvënësit britanikë dhe jo qeveria duhet të nisin procesin formal të largimit nga Bashkimi Evropian, thonë avokatët e përfshirë në çështje.

Gjykata ka dëgjuar sfidimin javën e kaluar nga përfaqësues të fushatës që argumentojnë se kryeministrja Theresa May dhe ministrat e saj nuk kanë autoritet që të nxisin Artikullin 50 të Traktatit Evropian të Lisbonës, një mekanizëm me të cilin një shtet mund të largohet nga blloku, pa një mbështetje të qartë të Parlamentit, njofton Reuters.

May ka thënë se ajo do të thirret në artikullin 50 deri në fund të muajit mars ti vitit të ardhshëm, duke filluar një procedurë dy vjeçare të largimit dhe ka theksuar se derisa anëtaret e Parlamentit do të kenë rastin të debatojnë për planet e largimit ata nuk do të kenë votë për të nisur procesin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...